TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Tetor 2023, 17:27

Shpërthimi i fuqishëm në kampin e refugjatëve në Gaza, raportohet për 50 të vdekur; Izraeli nuk merr përsipër sulmin

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi i fuqishëm në kampin e refugjatëve në Gaza,

Një shpërthim i madh ka ndodhur në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Gazës, ku thuhet se kanë mbetur të vrarë dhjetëra persona. Zyrtarët e Hamasit kanë fajësuar Izraelin për sulmin, por ky i fundit ka refuzuar të flasë për ngjarjen. 

Lajmin e konfiromi edhe drejtori i Spitalit Indonezian në Gaza, i cili deklaroi për 'Sky News' se qindra njerëz janë plagosur dhe vrarë pas një shpërthimi në kampin e refugjatëve Jabaliya në veri të rajonit. 

Shpërthimi i fuqishëm në kampin e refugjatëve në Gaza,

Ministria e brendshme e enklavës e drejtuar nga Hamasi tha se një numër i sulmeve ajrore izraelite goditën blloqe apartamentesh në një zonë banimi të kampit. Zëdhënësi i ministrisë Ayed al Bazm tha se gjashtë bomba goditën zonën. 

Agjencia franceze e lajmeve AFP ishte në vendngjarje në Jabalia pas shpërthimit në kampin e mbushur me refugjatë. Agjencia deklaroi se pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë të paktën 47 trupa të nxjerrë nga rrënojat.

Ndërkohë që Ragheb Aqal, një banor i zonës tha se shpërthimi u ndje si një tërmet që tronditi zonën. Fotot e regjistruara nga një fotograf i Reuters në vendngjarje tregojnë ndërtesa të rrafshuara dhe trupa që po nxirren nga rrënojat.

Shpërthimi i fuqishëm në kampin e refugjatëve në Gaza,

I vendosur në veri të qytetit të Gazës, kampi Jabalia është më i madhi nga tetë kampet e refugjatëve të Gazës. Më shumë se 116,000 refugjatë palestinezë u regjistruan atje nga OKB që nga korriku 2023.

Refugjatët filluan të vendoseshin në kamp pas luftës së vitit 1948. Ajo është një zonë e vogël por me popullsi të dendur, që mbulon vetëm 1.4 km katrore dhe përbëhet kryesisht nga ndërtesa banimi.

Shpërthimi i fuqishëm në kampin e refugjatëve në Gaza,

gaza shpërthim

Lini një Përgjigje