TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Tetor 2023, 19:29

Erdogan “shuplakë” Perëndimit dhe Netanyahu-t: Izraeli me ndihmën e SHBA-BE po kryen krime lufte në Gaza

Shkruar nga Pamfleti

Erdogan “shuplakë” Perëndimit dhe Netanyahu-t: Izraeli me

Turqia e ka akuzuar SHBA-në se po destabilizon rajonin me ndihmën dhe mbështetjen që po i jep Izraelit, teksa shpesh herë ka kërcënuar me përfshirjen e saj në konflikt.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Izraelin se me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, ka kryer krime kundër njerëzimit në Gaza.

Në komentet e bëra pas një takimi me kabinetin qeveritar, Erdogan deklaroi se Izraeli povepron si një organizatë dhe jo si shtet, duke shkelur çdo ligj lufte dhe për këtë arsye shtoi ai, Izraeli duhet të ndalet.

Ne festuam 100 vjetorin tonë ndërsa vëllezërit dhe motrat tona po masakroheshin në Gaza dhe Palestinë. Që nga 7 tetori, vëllezërit tanë nga Gaza janë brutalizuar. Izraeli, i cili ka mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA-së dhe Evropës, po kryen një krim kundër njerëzimit. Spitali i Miqësisë, i cili ishte dhurata jonë për vëllezërit tanë në Gaza, u vu në shënjestër të forcave izraelite. Spitalet mbeten të paprekura në luftë. Infrastruktura shëndetësore e vendit nuk mund të shkatërrohet. Izraeli vepron si një organizatë dhe jo si një shtet. Shtetet duhet të respektojnë ligjet e luftës. 8500 palestinezë u vranë si rezultat i sulmeve izraelite. Më shumë se 21 mijë vëllezër tanë u plagosën”, tha presidenti turk.

Më tej Erdogan shtoi se diskutimet janë duke vazhduar për të siguruar që autorët e krimeve të luftës në Gaza të mbahen përgjegjës, teksa theksoi se po punohet për një rrugë drejt paqes së qëndrueshme.

Presidenti turk ka qenë një zë i fuqishëm kundër futjes së izraelit në Gaza, që nga nisja e sulmeve më 7 tetor. Erdogan e ka akuzuar ushtrinë izraelite për sulmet ajrore dhe vrasjen e mijëra fëmijëve, teksa nuk ka kursyer edhe vendet perëndimore. 

Turqia e ka akuzuar SHBA-në se po destabilizon rajonin me ndihmën dhe mbështetjen që po i jep Izraelit, teksa shpesh herë ka kërcënuar me përfshirjen e saj në konflikt./Pamfleti 

erdogan

Lini një Përgjigje