TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Maj 2026, 21:30

“Nuk dua të jetoj në këtë botë", zbardhet mesazhi i fundit i 17-vjeçares që u hodh nga pallati me shoqen e saj

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk dua të jetoj në këtë botë", zbardhet
Pamje nga vendngjarja

Detaje rrëqethëse janë zbardhur nga ngjarja tragjike që tronditi zonën e Ilioupolit, në Athinë ku vajza 17-vjeçare u hodhën nga tarraca e një pallati 6-katësh. Njëra prej tyre humbi jetën, ndërsa shoqja e saj ndodhet në gjendje kritike në spital.

Sipas mediave greke, policia ka gjetur shënime dhe letra të lëna nga adoleshentet, ku ato flisnin për depresionin dhe frikën se mund të zhgënjenin prindërit në provimet e maturës.

Në letrën e gjetur në çantën e vajzës që humbi jetën, 17-vjeçarja shkruante: “Vuaj nga depresioni. I dua shumë prindërit e mi dhe ata nuk kanë asnjë faj".

Ajo shprehte edhe ankthin për rezultatet në shkollë, duke shtuar se: “Kam frikë se do t’i zhgënjej në provimet e maturës”.

Ndërsa mesazhi përfundonte me fjalët: “Nuk dua të jetoj në këtë botë”.

Sipas hetimeve paraprake, dy vajzat, të cilat ishin shoqe të ngushta, dyshohet se kishin planifikuar së bashku aktin tragjik. Para se të hidheshin nga pallati, ato kishin konsumuar vodka.

Sipas burimeve policore të cituara nga “Protothema”, dy adoleshentet janë ngjitur në tarracën e ndërtesës, kanë mbyllur derën, kanë vendosur kufje duke dëgjuar muzikë dhe më pas janë hedhur nga lartësia të kapura për dore.

Gjithashtu, policia ka gjetur një ditar edhe në shtëpinë e vajzës tjetër, e cila po lufton për jetën në spital. Edhe ajo kishte shkruar për depresionin dhe presionin psikologjik lidhur me pritshmëritë për provimet.

17-vjeçarja e mbijetuar ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mjekët kanë bërë përpjekje intensive për të shpëtuar jetën e të dyjave, por fatkeqësisht vetëm një prej tyre arriti të mbijetojë.

Ndërkohë, Policia e Ilioupoli vijon hetimet për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

greqi 17-vjeçare hidhen nga tarraca

Lini një Përgjigje