TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Dhjetor 2023, 20:47

Nisja e sulmeve izraelite rikthen ‘tmerrin’ në Gaza, mbi 170 të vdekur që pas prishjes së armëpushimit

Shkruar nga Pamfleti

Nisja e sulmeve izraelite rikthen ‘tmerrin’ në Gaza, mbi 170

Armiqësitë rifilluan mëngjesin e sotëm pas rënies së marrëveshjes së armëpushimit njëjavor, me Izraelin që kreu rreth 200 sulme në Gaza që nga orët e para.

U deshën vetëm disa minuta që sulmet ajrore izraelite të rifillonin në Gaza pas përfundimit të një armëpushimi njëjavor midis Izraelit dhe Hamasit. Ushtria izraelite rifilloi operacionet luftarake pasi akuzoi Hamasin për shkeljen e armëpushimit të përkohshëm.

Nisja e sulmeve izraelite rikthen ‘tmerrin’ në Gaza, mbi 170

Pavarësisht një përpjekjeje brenda natës nga Egjipti dhe Katari për të ndërmjetësuar një zgjatje të tretë të armëpushimit, marrëveshja u dështoi me të dyja palët ndërluftuese duke fajësuar njëra-tjetrën.

Ndërkohë Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi brenda Gazës raporton se 178 palestinezë janë vrarë që nga mëngjesi i sotëm si rezultat i sulmeve ajrore izraelite në enklavë. Ministria tha gjithashtu se 589 persona ishin plagosur.

Ndërkohë imazhet e shkatërrimit që vijnë nga Gaza tregojnë një numër njerëzish, duke përfshirë foshnjat dhe fëmijët e vegjël, duke marrë trajtim mjekësor pasi u plagosën në sulmet e sotme.

Nisja e sulmeve izraelite rikthen ‘tmerrin’ në Gaza, mbi 170

Izraeli pretendon se po bën gjithçka që është e mundur për t'i mbajtur civilët jashtë vijës së qitjes, ndërsa Hamasi ka akuzuar Izraelin se i kanë shënjestruar qëllimisht.

Nisja e sulmeve izraelite rikthen ‘tmerrin’ në Gaza, mbi 170

Gjithashtu shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe (PRCS) pretendon se Izraeli ka ndaluar çdo ndihmë të mëtejshme që të hyjë në Gaza nëpërmjet kalimit Rafah. Raporti është ende i paverifikuar, ndërsa Izraeli nuk ka lëshuar asnjë deklaratë në lidhje me ndalimin e ndihmës./Pamfleti

hamasi izraeli konflikti

Lini një Përgjigje