TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Dhjetor 2023, 16:11

Rinisja e sulmeve izraelite në Gaza, Hamasi akuza Blinken-it: Ai i dha dritën jeshile Netanyahut

Shkruar nga Pamfleti
Rinisja e sulmeve izraelite në Gaza, Hamasi akuza Blinken-it: Ai i dha
Osama Hamdan

Një zëdhënës i lartë i Hamasit, Osama Hamdan deklaroi se shkak i prishjes së marrëveshjes së armëpushimit ishte SHBA-ja dhe gjithashtu dëshira e madhe e Izraelit për të rifilluar gjakderdhjen.

Ne fajësojmë dy palët për dështimin, palën izraelite dhe atë amerikane. Ishte e qartë dje se pala izraelite dëshiron t'i kthehet luftimeve pasi disa ide u parashtruan nga ndërmjetësit dhe ne pranuam tre prej tyre, dhe pavarësisht kësaj pala izraelite tha 'jo, jo, jo' çdo herë", tha ai.

Ai akuzoi sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken se ishte pikërisht ai që dha dritën jeshile për rifillimin e armiqësive kur u takua dje me Benjamin Netanyahu.

"Prandaj kishte një qëllim të fshehur për izraelitët që u shoqërua me një dritë jeshile amerikane dhe pala izraelite rifilloi bombardimin e Gazës këtë mëngjes", u shpreh ai.

Ai tha se Katari dhe Egjipti i kishin thënë atij se dëshironin të vazhdonin ndërmjetësimin dhe se Hamasi ishte i gatshëm të kthehej në tryezën e bisedimeve për negociata serioze.

"Ne besojmë se pala e Katarit do të vazhdojë komunikimet e saj dhe ne do të jemi të gatshëm të angazhohemi me ta nëse izraelitët përgjigjen dhe ndalojnë agresionin", tha ai, raporton 'SkyNews'.

hamasi rinisja luftimive izrael

Lini një Përgjigje