
Tetë izraelitë të mbajtur peng nga Hamasi u liruan ditën e djeshme, 55 ditë pasi u rrëmbyen në Gaza gjatë sulmit të grupit militant palestinez në Izraelin jugor më 7 tetor.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shfaqet një 21-vjeçare, e cila u mbajt peng nga Hamasi. Ajo u shpreh se është trajtuar shumë mirë.
Video është shpërndarë nga vetë Hamas e për rrjedhojë informacioni duhet marrë me skepticizëm, mirëpo aty shfaqet vetë vajza 21-vjeçare që tregon se nuk është keqtrajtuar, siç ka pasur shumë zëra.
“Njerëzit u treguan shumë të mirë, shumë të sjellshëm, ushqim i mirë, mirësjellje, gjithçka shumë mirë”, tha ajo.
Lini një Përgjigje