TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Dhjetor 2023, 16:49

“SHBA i dha dritën jeshile Netanyahut”/ Blinken hedh poshtë akuzat: Armëpushimi u prish për shkak të Hamasit

Shkruar nga Pamfleti

“SHBA i dha dritën jeshile Netanyahut”/ Blinken hedh

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar për mediat duke iu kundërpërgjigjur pretendimeve të Hamasit për fundin e armëpushimit se ishte organizata terroriste ajo që refuzoi zgjatjen e pauzës së luftimeve.

Hamasi ka pretenduar më herët se SHBA dhe Izraeli i dhanë fund armëpushimit sepse donin që luftimet të rifillonin.

Është e rëndësishme të kuptojmë pse pauza mori fund, ajo mori fund për shkak të Hamasit”, tha Blinken.

Blinken përmendi raketat e lëshuara në drejtim të Izraelit para përfundimit të armëpushimit si një shenjë se Hamasi nuk kishte interes të respektonte paktin, ndërsa shtoi se organizata e militantëve kishte hequr dorë edhe nga lirimi i pengjeve.

Ai tha më tej se SHBA vazhdimisht po u kujton autoriteteve izraelite që t’i mbajnë civilët e Gazës të sigurt gjatë luftimeve.

blinken shba hamasi izraeli

Lini një Përgjigje