TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Mars 2025, 22:23

Nis asgjësimi i dokumenteve sekrete në selinë e USAID, zbulohet e-maili: Copëtoni dhe digjni çdo gjë

Shkruar nga Pamfleti

Nis asgjësimi i dokumenteve sekrete në selinë e USAID, zbulohet

Zyrtarët në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë filluar një shkatërrim në shkallë të gjerë të dokumenteve të klasifikuara në selinë e tyre në ndërtesën e Ronald Reagan në Uashington DC. Asgjësimi po bëhet me grirëse letrash dhe "çanta djegëse", sipas një emaili të brendshëm të parë nga Guardian.

Emaili, i dërguar nga sekretarja në detyrë e USAID, Erica Y Carr, udhëzon stafin për procedurat për pastrimin e "kasafortave të klasifikuara dhe dokumenteve të personelit" përmes copëtimit dhe përdorimit të "çantave djegëse" të dokumenteve të shënuara "SEKRET".

"Asgjësoni sa më shumë dokumente në fillim dhe rezervoni çantat djegëse kur grirësi të bëhet i padisponueshëm ose të ketë nevojë për pushim," shkroi Carr në email, i cili ofron udhëzime të hollësishme se si të mbyllet siç duhet çanta djegëse.

Emaili vjen mes të polemikave të vazhdueshme mbi atë që në thelb është mbyllja e USAID pas përpjekjeve të administratës Trump për të riformuar agjencinë e pavarur përmes të ashtuquajturit "departamenti i efikasitetit të qeverisë" (Doge).

Doge drejtohet nga Elon Musk , njeriu më i pasur në botë, dhe ai është ngarkuar të zvogëlojë numrin e vendeve të punës në qeverinë federale dhe sasinë e parave që ajo shpenzon. Mes trazirave të mëdha që ka kapluar qeverinë amerikane ndërsa Doge e udhëhequr nga Musk kryen aktivitetet e saj, USAID ka qenë ndër agjencitë qeveritare më të goditura.

Lini një Përgjigje