
Ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka theksuar se do të ishte gabim kriminal nëse Greqia nuk i zgjat dorën e miqësisë Turqisë.
Në një intervistë për mediat vendase, Dendias është shprehur se shanset që ato të kenë sukses në këtë drejtim janë të pakta, duke shtuar se është një detyrim kombëtar ta provojmë dhe të tregohen të kujdesshëm e jonaivë.
Lidhur me de-përshkallëzimin në Egje, ai tha se “Greqia ka detyrimin ndaj kësaj sjelljeje të tregojë se e kupton dhe se është gjithashtu e gatshme të vijë në një diskutim të sinqertë”. Gjithashtu ministri është shprehur se më mirë çdo gjë do të shihet pas zgjedhjeve në Turqi.
Më tej, ai tha se në kohën e tanishme është e mundur, nëse jo e sigurt, që Turqia i ka parë interesat gjeopolitike me një “sy më të qartë”.
“Greqia nuk heq dorë nga pozicionet e saj fikse në politikën e saj të jashtme. Ne kishim vendosur si kusht ujërat e qeta jo kërcënimet, linjat tona kryesore janë ekspertët, e drejta ndërkombëtare dhe e drejta ndërkombëtare e detit. Duhet të jemi optimistë, por edhe të kujdesshëm dhe jo naivë, e njëjta gjë vlen edhe për Turqinë, dhe ajo nuk është naive padyshim, as nuk është e lirë nga interesat e saj afatgjata”, tha Dendias.
Lini një Përgjigje