TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Prill 2023, 07:31

Përplasja në xhaminë Al-Aksa, Erdogan kërcënon Izraelin

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja në xhaminë Al-Aksa, Erdogan kërcënon Izraelin
Rexhep Tajip Erdogan

Në një bisedë telefonike me presidentin izraelit Herzog, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, tha se nuk do të vëzhgojë në heshtje provokimet dhe kërcënimet ndaj statusit dhe spiritualitetit të xhamisë Al-Aksa.

Kujtojmë se të mërkurën, më 5 prill, policia izraelite njoftoi se gjatë natës kishte ndërhyrë në xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor për të dëbuar “iniciatorët e trazirave” të cilët kishin sjellë “mjete piroteknike, shkopinj dhe gurë” atje.

Sulmet ndaj palestinezëve të paarmatosur nuk u ndalën me kaq, të nesërmen ata u sulmuan sërish në xhaminë Al-Aksa pas namazit.

Dëshmitarët thanë se forcat izraelite sulmuan sallën e lutjeve Al-Qibli në kompleksin e xhamisë Al-Aksa pas lutjeve të Teravive, një lutje e veçantë gjatë muajit të shenjtë musliman të Ramazanit, dhe gjuajtën granata trullosëse e rrahën adhuruesit palestinezë.

Ky akt agresioni u dënua nga shumë vende si Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat bënë thirrje për paqe dhe tani presidenti i Republikës së Turqisë ka folur dhe kërcënuar agresorët.

Kujtojmë gjithashtu se në prag të Ramazanit, aleanca e NATO-s bëri thirrje për paqe gjatë muajit të shenjtë për muslimanët. 

izrael erdogan

Lini një Përgjigje