
Prokurori i fundit, i cili kishte mbetur gjallë nga ata prokurorë që morën pjesë në gjyqet e Nurembergut të pas Luftës së Dytë Botërore ka vdekur në moshën 103-vjeçare.
Ben Ferencz ishte vetëm 27 vjeç kur siguroi dënimet e oficerëve nazistë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Më vonë ai mbrojti krijimin e një gjykate ndërkombëtare për të ndjekur penalisht krimet e luftës, një qëllim i realizuar në vitin 2002.
Pas përfundimit të gjyqeve, Ferencz, i cili fliste rrjedhshëm gjashtë gjuhë, duke përfshirë gjermanishten mbeti në Gjermaninë Perëndimore dhe ndihmoi grupet hebreje të merrnin një zgjidhje për dëmshpërblimet nga qeveria e re.
Në vitet e tij të mëvonshme, ai u bë profesor i së drejtës ndërkombëtare dhe bëri fushatë për një gjykatë ndërkombëtare që mund të ndiqte penalisht liderët e qeverive që u zbuluan se kishin kryer krime lufte, duke shkruar disa libra mbi këtë temë.
Lini një Përgjigje