TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2023, 18:24

Shemben disa apartamente në Marsejë, 5 të plagosur dhe 10 të tjerë ende nën rrënoja

Shkruar nga Pamfleti

Shemben disa apartamente në Marsejë, 5 të plagosur dhe 10 të

Disa apartamente janë shembur nga një shpërthim i fuqishëm në Marsejë të Francës, duke plagosur të paktën pesë persona, ndërsa autoritetet në qytetin francez thonë se deri në 10 të tjerë mund të jenë nën rrënojat.

Në momentin e shpërthimit rreth orës 12:40 të së dielës, qindra njerëz po vraponin mes rrugëve të zonës në momentin kur ndodhi shembja. Ndërkohë që zjarri po pengonte kërkimin për të zhdukurit të dielën pasdite, autoritetet paralajmëruan se flakët mund të vazhdojë për orë të tëra.

“Duhet të jemi të përgatitur që të kemi viktima në këtë tragjedi të tmerrshme,” u tha gazetarëve në vendngjarje në lagjen qendrore La Plaine, kryebashkiaku i Marsejës, Benoît Payan.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, tha se kishte nga katër deri në 10 persona të bllokuar nën rrënoja.

"Ne nuk e dimë nëse ata janë gjallë apo të vdekur," u tha ai gazetarëve, duke shtuar se autoritetet nuk kishin zbuluar ende shkakun e shpërthimit të madh që shkaktoi shembjen.

Pesë persona u plagosën në ndërtesat fqinje që u dëmtuan nga shembja dhe 33 u morën në kujdes nga mjetet e urgjencës.

Nxehtësia e madhe teksa digjej ndërtesa i pengoi ekipet e qenve të kërkimit të kapnin rrënojat. Më shumë se 100 zjarrfikës po luftonin me flakët në rrënojat e ndërtesës, që besohet se kishte një apartament në çdo kat.

marsejë shëmbet pallati

Lini një Përgjigje