
Rrjeti social Twitter ka rikthyer llogarit e presidentit rus, Vladimir Putin, Ministrisë së Jashtme të Rusisë dhe Ambasadës Ruse në Londër, pas më shumë se 1 viti pezullim.
Këto llogari të lidhura me Kremlinin u bllokuan, në fund të shkurtit të vitit të kaluar, kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës.
Megjithatë, sipas Telegraph, llogaritë e lidhura me Kremlinin tani dalin edhe si sugjerim “For You” nga algoritmi i Twitter, për përdoruesit e rinj, duke bërë që llogaritë e tyre të mund të ndiqen sërish nga njerëzit në këtë platformë.
Meeting with Head of the Federal Medical-Biological Agency Veronika Skvortsova: the AmpliTest system and the Mir-19 antiviral medication https://t.co/41J1bk5BVV pic.twitter.com/lbASw1nbI7
— President of Russia (@KremlinRussia_E) March 15, 2022
Pavarësisht dyshimeve se ky mund të ishte një gabim në algoritëm, kjo u hodh poshtë nga një ish-punonjësi i kompanisë “Twitter” i cili tha se diçka e tillë është e pamundur të bëhet aksidentalisht.
“Do të ishte jashtëzakonisht e pamundur që ky ndryshim të kishte ndodhur aksidentalisht ose pa dijeninë dhe drejtimin e stafit të kompanisë”, tha një ish-punonjës i Twitter.
Lini një Përgjigje