TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Mars 2024, 08:09

Nikki Haley korr fitoren e parë përballë Donald Trump

Shkruar nga Pamfleti

Nikki Haley korr fitoren e parë përballë Donald Trump

Nikki Haley ka arritur të mundë ish-presidentin Donald Trump në zgjedhjet paraprake në garën mes republikanëve në Uashington DC. Haley, një ish-ambasadore e SHBA-së në OKB, fitoi 62.9% të votave, ndërsa Trump 33.2%.

Kjo është fitorja e saj e parë ndaj ish-presidentit në fushatën e vitit 2024 për t'u bërë kandidate presidenciale republikane.

Ajo shihet si një fitore kryesisht simbolike, pasi kryeqyteti është një juridiksion shumë i prirur nga demokratët, me vetëm rreth 23,000 republikanë të regjistruar në qytet.

Pak ditë më parë, Haley mori një goditje të rëndë, pasi humbi në Karolinën e Jugut, shtetin e saj të lindjes. Por Haley është gruaja e parë që fiton një zgjedhje paraprake republikane në historinë e SHBA.

Trump megjithatë ka një epërsi të madhe ndaj Haley dhe shifrat tregojnë se do të jetë ai që do të përballet me Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë Trump ka dominuar në çdo zgjedhje paraprake deri më tani në fushatën republikane dhe është gati të fitojë më shumë delegatë këtë javë, të super të martës, kur votuesit në 15 shtete do të përcaktojnë kandidatin e tyre.

donald trump nikki haley

Lini një Përgjigje