TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Mars 2024, 07:18

Atentat dy shqiptarëve në Itali, zbulohet e shkuara e tyre kriminale

Shkruar nga Pamfleti

Atentat dy shqiptarëve në Itali, zbulohet e shkuara e tyre kriminale

Dy të rinj 25-vjeçarë u qëlluan mbrëmë në perfieri të Romës, duke u plagosur në këmbë. Bëhet fjalë për dy djem me origjinë shqiptare, të dy të dënuar për drogë.

Ata kanë qenë në një makinë me qira, kur sipas tyre, janë shoqëruar nga një makinë tjetër, nga e cila ka zbritur një burrë dhe i ka qëlluar në këmbë. Të paktën katër të shtëna raportohen në vendngjarje.

Dy shqiptarët janë transportuar në Poliklinikën Casilino dhe Poliklinikën Tor Vergata dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Karabinierët e Frascatit kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Tani për tani, asnjë hipotezë nuk përjashtohet: nga çështjet e lidhura me drogën e deri te zgjidhja e mundshme e hesapeve.

shqiptare itali

Lini një Përgjigje