TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Maj 2025, 13:07

Ngjarja tronditëse në Athinë/ "Dua paratë, po tërbohem", zbardhen bisedat mes rrëmbyesve dhe djalit të biznesmenit 

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja tronditëse në Athinë/ "Dua paratë, po

Janë zbardhur bisedat midis anëtarëve të bandës së rrëmbyesve dhe djalit të biznesmenit që u rrëmbye mëngjesin e 6 majit në rajonin e Hymettusit në Athinë.

Konkretisht, njëri prej tyre e pyet në mënyrë agresive djalin e biznesmenit se kur do t’i ketë paratë, duke e paralajmëruar se nëse dikush ndërhyn, paratë do të shumëfishohen. Ky i fundit përgjigjet se do të bëjë gjithçka që mundet, duke kërkuar një afat njëjavor.

Mediat greke kanë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë që tregojnë momentin kur rrëmbyesit e futën me forcë të riun në një makinë të bardhë, ndërsa disa metra pas tij, duket se e ndjek me motoçikletë Ivan Greko, i cili dyshohet se ishte anëtar i bandës prej katër anëtarësh.

Makthi i 24 -vjeçarit filloi natën e 6 majit, kur ai ra në duart e tre personave, të cilët e rrëmbyen nga një dyqan në Hymettus dhe, nën kërcënimin e armës, e detyruan të hipte në një automjet. Ai u çua me makinë në rajonin e Saronidës, në një vend të izoluar bregdetar, ku filloi një cikël i tmerrshëm dhune dhe poshtërimi, që zgjati afërsisht pesë orë.

 

Ngjarja tronditëse në Athinë/ "Dua paratë, poNgjarja tronditëse në Athinë/ "Dua paratë, poNgjarja tronditëse në Athinë/ "Dua paratë, poNgjarja tronditëse në Athinë/ "Dua paratë, po

Ngjarja tronditëse në Athinë/ "Dua paratë, poNgjarja tronditëse në Athinë/ "Dua paratë, po

 

Lini një Përgjigje