TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Mars 2024, 13:06

Ngjarja horror në Greqi, 50-vjeçari ka lidhur veten dhe është vetëvrarë me plumb në kokë

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja horror në Greqi, 50-vjeçari ka lidhur veten dhe

Një ngjarje e rëndë është zbuluar sot në Janinë të Greqisë, e cila fillimisht u mendua se ishte vrasje, por tashmë detajet janë zbardhur duke zbuluar dinamikën e ngjarjes. Informacionet e fundit thonë se mjekësia ka konstatuar se bëhej fjalë për një vetëvrasje.

Personi është një 50-vjeçar, në xhepin e të cilit u gjet edhe një letër ku shpjegonte se përse kishte vendosur t’i jepte fund jetës dhe tregonte edhe mënyrën se si do e realizonte.

Sipas provave të marra nga autopsia, ai ka lidhur njërën skaj të prangave në dorë dhe në anën tjetër pistoletën me të cilën qëlloi veten.

Sa i përket mënyrës sesi i ka dhënë fund jetës së tij, po konsiderohet skenari që ka vendosur thasë mbeturinash në këmbë dhe kokë dhe më pas ka qëlluar veten me plumb në kokë.

Njëkohësisht, informacionet bëjnë me dije se 50-vjeçari i cili banonte shumë pranë vendit ku u gjet i vdekur, kishte probleme psikologjike. Dy vite më parë, ai kishte tentuar t’i jepte fund jetës.

Në shënimin prej pesë faqesh të lënë pas nga 50-vjecari, ai u jepte policëve udhëzime se si ta përdornin armën e tij, në mënyrë që ajo të mos qëllonte pasi ishte mbushur.

janine greqi

Lini një Përgjigje