Presidenti amerikan kërcënoi Iranin duke thënë se nuk dëshiron të shpenzojë më shumë karburant për të dërguar bombardues amerikanë në Lindjen e Mesme, pasi e ka bërë këtë tashmë në qershor...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pas takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në fjalën e tij, Benjamin Netanyahu falenderoi presidentin Trump për mbështetjen e tij për Izraelin dhe theksoi se takimi i sotëm ishte shumë domethënës.
"Ai ka arritur gjëra të jashtëzakonshme në Lindjen e Mesme sepse ne punuam së bashku. Ne flasim për idetë tona. Ndonjëherë kemi ide të ndryshme, por i zgjidhim dhe shumicën e kohës biem dakord. Por ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme dhe ky ishte një takim shumë, shumë produktiv”, tha ai.
Teksa fliste për mediat, Netanyahu nuk harroi t’i bënte Trumpit ‘lajkat’ për të cilat ai i pëlqen pa masë. Netanyahu i tha Trump gjatë takimit të sotëm se do të merrte Çmimin e Paqes për Izraelin, i cili është nderi më i lartë civil i shtetit.
“Në pothuajse 80 vitet tona, nuk ia kemi dhënë kurrë një jo-izraeliti. Dhe këtë vit do t’ia japim Presidentit Trump. Trump po e merr çmimin për kontributet e tij të jashtëzakonshme për Izraelin dhe popullin hebre", tha Netanyahu.
Nga ana tjetër Trump tha se lajmi për çmimin ishte një surprizë për të dhe se ndihej shumë i vlerësuar. Duke kaluar më tej, Trump tha se shpresonte që Irani të mos përpiqet të ndërtojë përsëri programin e tij të raketave, siç kanë sugjeruar raportet e kësaj jave, pasi do të ishte fundi i tyre. Presidenti amerikan kërcënoi Iranin duke thënë se nuk dëshiron të shpenzojë më shumë karburant për të dërguar bombardues amerikanë në Lindjen e Mesme, pasi e ka bërë këtë tashmë në qershor.
"Nëse janë kështu, nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse ta zhdukim shumë shpejt atë grumbullim. Shpresoj që Irani të mos përpiqet të krijojë idenë, siç kam lexuar, se po ndërton armë dhe gjëra të tjera, dhe nëse po, nuk po i përdorin vendet që ne i zhdukëm, por ndoshta po përdorin vende të tjera", tha Trump.
Më tej, Trump tha se ai dhe Netanyahu biseduan për edhe çarmatimin e Hamasit, për të cilin tha se do t’i jepet kohë për ta bërë një gjë të tillë.
"Hamasit do t'i jepet një periudhë shumë e shkurtër kohore për t'u çarmatosur. Ata do të shohin ferrin nëse nuk çarmatose. Kjo do të jetë shumë, shumë keq për ta. Dhe unë nuk dua që kjo të ndodhë. Por ata bënë një marrëveshje se do të çarmatoseshin", tha Trump.
Lini një Përgjigje