TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Maj 2024, 13:29

Netanyahu nuk pyet për SHBA: Nuk tërhiqemi nga fitorja, lufta merr fund kur Hamasi të dorëzohet

Shkruar nga Pamfleti

Netanyahu nuk pyet për SHBA: Nuk tërhiqemi nga fitorja, lufta merr

Izraeli është i vendosur për fitore në luftën kundër lëvizjes islamike palestineze Hamas në Rripin e Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se është i vendosur për të arritur objektivat e fitores. Ai u shpreh gjithashtu se lufta nuk mbaron nëse Hamasi nuk dorëzohet.

“Ne do të arrijmë objektivat e fitores, para së gjithash, lirimin e pengjeve,” tha Netanyahu, duke shtuar se fushata në Gaza është një zgjedhje midis lirisë dhe prosperitetit, kundrejt dëshpërimit, vrasjes dhe dhunës.

“Ose ne, Izraeli, ose ata, përbindëshat e Hamasit”, tha ai duke theksuar se "vetëm bashkë do të fitojmë”.

Netanyahu u shpreh gjithashtu se uniteti është çelësi në këtë luftë, teksa shton se do të vazhdojë lufta për pavarësinë e Izraelit.

Lini një Përgjigje