
“Ka thashetheme të pabaza: deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje për pengjet, por kur të ketë do ta themi menjëherë”. Kështu tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një konferencë për shtyp.
Ai u ndal edhe te protestat që po bëhen para zyrës së tij kundër luftës.
“Unë marshoj me ju. Tërë populli i Izraelit marshon me ju. Ne e kuptojmë vuajtjen tuaj dhe makthin që po përjetoni. Por ne jemi të vendosur të luftojmë deri në fitore”, tha ai.
Një objektiv tjetër, saktësoi ai, ka të bëjë me nevojën që "pas fitores, Gaza të mos kthehet të përfaqësojë një kërcënim për ne".
Forcat e armatosura izraelite do të duhet të ruajnë lirinë e manovrimit brenda saj. Netanyahu përsëriti se "Izraeli operon sipas kodeve ndërkombëtare të luftimit" dhe shpjegoi arsyet pse ai autorizoi hyrjen e sasive të kufizuara të karburantit në Gaza.
Lini një Përgjigje