TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Mars 2026, 14:29

Netanyahu ashpërson tonet ndaj Iranit: Vramë komandantin e IRGC, Izraeli nuk tërhiqet nga sulmet

Shkruar nga Pamfleti

Netanyahu ashpërson tonet ndaj Iranit: Vramë komandantin e IRGC,

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë të godasë objektivat iraniane “me forcë të plotë”, duke rritur tonet në përballjen mes dy vendeve.

Deklarata e tij vjen pas raportimeve nga zyrtarë izraelitë se Alireza Tangsiri, komandanti i forcave detare të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), është vrarë në një sulm ajror në territorin iranian.

“Ne vazhdojmë të godasim me forcë objektivat e regjimit terrorist iranian”, u shpreh Netanyahu.

Ai shtoi se operacioni i fundit kishte në shënjestër një figurë kyçe të strukturave ushtarake iraniane.

“Mbrëmë, ne eliminuam komandantin e marinës së Gardës Revolucionare. Ky njeri kishte shumë gjak në duar dhe ishte personi që udhëhoqi mbylljen e ngushticës së Hormuzit”, deklaroi kryeministri izraelit.

Netanyahu theksoi gjithashtu bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në këtë kontekst.

“Ky është një tjetër shembull i bashkëpunimit midis nesh dhe mikut tonë, Shteteve të Bashkuara, drejt arritjes së objektivave të luftës”, tha ai.

Deri tani, as Shtetet e Bashkuara dhe as Irani nuk kanë reaguar zyrtarisht mbi pretendimin për vrasjen e komandantit iranian.

kryeministri i izraelit benjamin netanyahu

Lini një Përgjigje