Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, prezantoi në Bruksel raportin vjetor për vitin 2025, ku u përball me pyetje të shumta lidhur me kritikat e fundit të Donald Trump ndaj aleancës.
Gjatë konferencës për shtyp, Rutte shmangu një përballje të drejtpërdrejtë me ish-presidentin amerikan, duke theksuar në vend të kësaj rolin aktiv të NATO-s në zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe koordinimin me SHBA-në.
Ai përmendi si shembuj konkretë ndërhyrjet për neutralizimin e raketave balistike iraniane që, sipas tij, rrezikonin Turqinë, si dhe përfshirjen e vendeve anëtare në diskutimet ndërkombëtare për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
I pyetur për qëndrimet e Trump, Rutte pranoi se ka një “frustrim” nga ana e tij ndaj aleatëve europianë.
“Kur bëhet fjalë për komentet e Presidentit Trump, ajo që kam parë është njëfarë frustrimi me të në lidhje me evropianët që duhet të gjejnë kohë për të reaguar ndaj kërkesave të tij”, u shpreh Rutte.
Rutte theksoi se kjo vonesë nga ana e Europës kishte arsye konkrete.
“I shpjegova se kjo ndodhi për arsye të mira, pasi aleatët evropianë nuk e dinin për planet e SHBA-së dhe Izraelit për të sulmuar Iranin dhe nuk kishin mundësi të përgatiteshin”, shtoi ai.
Rutte është përpjekur të ruajë një balancë delikate mes SHBA-së dhe vendeve europiane, duke shmangur tensionet dhe duke theksuar bashkëpunimin brenda aleancës.
Mos bëj "valle barku", Rutte! Nuk ka luftë amerikane. As izraelite! Ka luftë të personifikuar. Bibi është një gënjeshtare e kualifikuar dhe e nxiti Trumpin. Kjo nuk është luftë e NATO-s apo Evropës. Një Bibi tjetër është e nevojshme për të krijuar luftën e Grenlandës sepse "..Grenlanda po zhvillon armë bërthamore!" Vetëm budallenjtë besojnë në gënjeshtra të tilla!