TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Prill 2024, 08:19

NATO paralajmëron Kinën: Zgjidh ose me ne ose me Rusinë!

Shkruar nga Pamfleti
NATO paralajmëron Kinën: Zgjidh ose me ne ose me Rusinë!
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Kina duhet të ndalojë së mbështeturi luftën e Rusisë në Ukrainë nëse dëshiron të gëzojë marrëdhënie të mira me Perëndimin, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai ka paralajmëruar edhe Pekinin me fjalë jashtëzakonisht të ashpra se nuk mund t'i ketë marrëdhëniet e mira me të dyja palët.

Gjatë një vizite në Berlin, shefi i aleancës ushtarake perëndimore tha se ndihma e Pekinit ishte jetike për përpjekjet luftarake të Moskës.

Stoltenberg paralajmëroi aleatët perëndimorë që të mos vareshin nga Kina aq sa kishin qenë nga Rusia. Por ai tha se nuk ishte tepër vonë që Ukraina të mbizotëronte luftën pasi më shumë mbështetje nga Perëndimi ishte në rrugë e sipër, duke përfshirë më shumë se 60 miliardë dollarë ndihmë të re ushtarake nga SHBA dhe premtoi mbështetje nga Britania e Madhe në fillim të kësaj jave.

Shefi i NATO-s, gjithashtu deklaroi se “nuk është tepër vonë që Ukraina të mbizotërojë” kundër Rusisë, duke theksuar nevojën që aleatët të përmbushin premtimet e tyre për të ofruar më shumë armë, sipas AFP.

“Në muajt e fundit, aleatët e NATO-s nuk kanë ofruar mbështetjen që kemi premtuar”, tha Stoltenberg gjatë një vizite në Berlin.

“Por nuk është tepër vonë që Ukraina të mbizotërojë, sepse më shumë mbështetje është në rrugë e sipër.”

Me ndihmën e SHBA-së të ngecur për gjashtë muaj, Ukraina është përballur me pengesa në fushën e betejës dhe ka humbur një pjesë të terrenit ndaj forcave ruse për shkak të mungesës së municioneve dhe armëve. Por Kongresi i SHBA më në fund ka miratuar një projekt-ligj ndihme prej shumë miliardë dollarësh për Ukrainën dhe kombet e tjera, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Holandën, kanë bërë premtime të reja, vuri në dukje Stoltenberg.
"Tani është përgjegjësia jonë t'i kthejmë këto angazhime në dërgesa reale të armëve dhe municioneve - dhe ta bëjmë këtë shpejt," tha shefi i NATO-s.

Më herët, Stoltenberg njoftoi angazhimin e aleatëve të NATO-s për të forcuar ndihmën ushtarake për Ukrainën, veçanërisht në përmirësimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore, pas diskutimeve në takimin e Këshillit NATO-Ukrainë./ Pamfleti

Lini një Përgjigje