TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Prill 2026, 20:19

"Na ktheu shpinën"/ Shtëpia e Bardhë zbulon çfarë do i kërkojë Trump shefit të NATO-s

Shkruar nga Pamfleti
"Na ktheu shpinën"/ Shtëpia e Bardhë zbulon
Mark Rutte dhe Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mund të diskutojë mundësinë e tërheqjes së vendit nga NATO gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të aleancës, Mark Rutte, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

Sipas një deklarate nga zëdhënësja Karoline Leavitt, Trump ka kritikuar aleatët e NATO-s, duke thënë se ata “u testuan dhe dështuan” gjatë konfliktit me Iranin dhe nuk i ofruan mbështetje Shteteve të Bashkuara.

“Ai shtoi se është mjaft e trishtueshme që NATO ia ktheu shpinën popullit amerikan gjatë gjashtë javëve të fundit, kur është populli amerikan ai që ka financuar mbrojtjen e saj”, tha Leavitt gjatë një konference për shtyp.

Trump pritet të zhvillojë një takim në Zyrën Ovale me Rutte, ku sipas Shtëpisë së Bardhë do të zhvillohet një bisedë “shumë e sinqertë”

I pyetur nëse SHBA po shqyrton ende tërheqjen nga NATO, Leavitt u shpreh se kjo është një çështje që presidenti e ka diskutuar dhe që mund të jetë pjesë e bisedimeve me kreun e aleancës.

Megjithatë, çdo vendim për t’u tërhequr nga NATO kërkon miratimin e Kongresit amerikan, një skenar që konsiderohet pak i mundshëm.

Ndërkohë, sipas raportimit të Reuters, disa liderë evropianë mirëpritën shpalljen e një armëpushimi dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit, duke theksuar se vendet e tyre do të kontribuojnë në garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

shtëpia e bardhë nato trump

Lini një Përgjigje