TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Prill 2026, 19:51

“Nuk u surprizuam nga armëpushimi”, Netanyahu: SHBA u konsultua me ne për marrëveshjen me Iranin

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk u surprizuam nga armëpushimi”, Netanyahu: SHBA u konsultua
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në fjalimin e tij të parë pas arritjes së armëpushimit në Iran, deklaroi se Izraeli nuk u habit nga armëpushimi në minutën e fundit nga Presidentit i SHBA-së Donald Trump. Ai theksoi se armëpushimi i SHBA-së me Iranin u arrit në koordinim me Izraelin, duke hedhur kështu poshtë pretendimiet e “Wall Street Jorunals” se Tel Avivi u kap në befasi.

"Armëpushimi i përkohshëm erdhi në koordinim me Izraelin; amerikanët nuk na surprizuan në minutën e fundit", tha Netanyahu.

Ai vuri në dukje se Izraeli ka ende qëllime të tjera për të arritur, përfshirë çështjen e uraniumit të pasuruar të Iranit, të cilin Kryeministri deklaroi se do të arrihej ose nëpërmjet diplomacisë ose nëpërmjet forcës.

"Ky nuk është fundi i luftës, por një ndalesë në rrugën drejt arritjes së të gjitha qëllimeve", shtoi kryeministri izraelit.

Netanyahu diskutoi domosdoshmërinë e Operacionit “Rising Lion” dhe Operacionit “Roaring Lion”, duke deklaruar se nëse asnjëri prej tyre nuk do të kishte ndodhur, Irani do të kishte pasur një armë bërthamore shumë kohë më parë.

"Irani do të kishte pasur mijëra raketa me të cilat do të kërcënonte Izraelin. Ne e kemi kthyer regjimin iranian shumë vite prapa. Ne nuk shkatërruam vetëm raketat e Iranit, ne shkatërruam aftësinë e tyre për të prodhuar raketa. Iranianët qëlluan vetëm atë që kishin mbetur në magazinë", tha më tej Netanyahu.

Krymeinistri izraelit foli gjithashtu për marrëdhëniet e forta me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke vënë në dukje në anglisht se Trump foli me shumë respekt për Izraelin, duke e përshkruar Presidentin të ketë thënë: "Ju jeni të shkëlqyer".

"Mund t'ju siguroj, unë dhe Trump flasim çdo ditë dhe i buzëqeshim njëri-tjetrit kur dëgjojmë vlerësimet se marrëdhëniet tona nuk janë të mira. President Trump, miku im Donald, dua t'ju falënderoj për miqësinë e thellë”, përfundoi Netanyahu.

netanyahu shba irani

Lini një Përgjigje