
Në një seri postimesh në rrjetin e tij social X, Elon Musk ka nisur një tjetër sulm të drejtpërdrejtë ndaj Bashkimit Europian, duke e quajtur atë një “burokraci” të pazonjë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe një kërcënim për liritë e kontinentit.
“Bashkimi Evropian nuk është demokraci – sovranitet i popullit – por një burokraci – sovranitet i burokratit të pazgjedhur!”, shkroi Musk, teksa shtoi më tej: “Shumë politikanë në Evropë janë tradhtarë të popullit të tyre.”
Por ajo që në pamje të parë mund të duket si retorikë personale e një miliarderi ekscentrik, në fakt përputhet qartësisht me vijën e re zyrtare të politikës së jashtme amerikane, e formalizuar së fundmi në dokumentin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë së SHBA-së.
Ky dokument thekson se Europa nuk është më prioritet i padiskutueshëm për SHBA, dhe flet për nevojën që aleatët europianë të “mbajnë më shumë peshë mbi shpatulla” në mbrojtjen e vet. Për më tepër, e përshkruan kontinentin si një “zonë në krizë kulturore dhe identitare”, ku migracioni masiv dhe rënia e lindshmërisë përbëjnë “kërcënime për mbijetesën qytetëruese”.
SHBA duket se po zhvendos vëmendjen nga Atlantiku drejt hemisferës perëndimore (Amerika Latine dhe SHBA), ndërsa BE përballet me rritje të mosbesimit nga aleatët transatlantikë dhe kritika publike si ajo e Musk, që sot janë gjithnjë e më të zakonshme në qarqet amerikane konservatore.
Lini një Përgjigje