Pronari i Tesla-s, Space-X dhe Starlink, miliarderi Elon Musk dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duket se i kanë lënë pas mërit e pak muajve më parë. Të dy u panë duke darkuar së bashku të shtunën në mbrëmje në rezidencën Mar-a-Lago, në praninë gjithashtu të Zonjës së Parë, Melania Trump.
Ishte vetë Elon Musk, i cili pak muaj më parë shpërtheu në akuza dhe kritika ndaj Trump, që publikoi foto nga draka me Presidentin e SHBA-së. Ai e cilësoi takimin të mrekullueshëm teksa shtoi se 2026 do të jetë një vit fantastik.
“Kisha një darkë të mrekullueshme dje në mbrëmje me Presidentin e SHBA-së dhe Zonjën e Parë. Viti 2026 do të jetë fantastik!”, shkroi Musk.
Had a lovely dinner last night with @POTUS and @FLOTUS.
— Elon Musk (@elonmusk) January 4, 2026
2026 is going to be amazing! pic.twitter.com/1Oq35b1PEC
Pak orë pas darkës dhe në mes të zhvillimeve të shpejta në Venezuelë, Musk publikoi një seri postimesh në X, duke shprehur mbështetjen e tij për popullin e vendit.
Ndërkohë, kompania Starlink njoftoi se do të ofrojë internet falas në Venezuelë deri në fillim të shkurtit, një lëvizje që Musk e përshkroi si përpjekje për “të mbështetur popullin në një periudhë pasigurie”.
Lini një Përgjigje