TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Janar 2026, 20:08

Trump publikon listën e asistencës sociale, gati gjysma e familjeve nga Kosova dhe Shqipëria përfituese

Shkruar nga Pamfleti
Trump publikon listën e asistencës sociale, gati gjysma e familjeve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Lista 'Shkalla e Marrësve të Ndihmës Sociale për Imigrantët sipas Vendit të Origjinës' e publikuar nga Trump, përfshin rreth 120 vende dhe territore në të gjithë botën, emigrantët e të cilëve në SHBA marrin ndihmë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të dielën publikoi një listë me disa vende, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, për të nxjerrë në pah shkallët e mirëqenies dhe ndihmës që marrin emigrantët nga këto vende në SHBA.

Lista 'Shkalla e Marrësve të Ndihmës Sociale për Imigrantët sipas Vendit të Origjinës' e publikuar nga Trump, përfshin rreth 120 vende dhe territore në të gjithë botën, emigrantët e të cilëve në SHBA marrin ndihmë.

Grafiku, i postuar nga Trump në Truth Social, nxjerr në pah vendin e lindjes së emigrantëve dhe përqindjen e familjeve imigrante që marrin ndihmë.

Lista përfshin Bangladeshin, me 54.8 përqind, Kosovën me 46 përqind dhe Shqipërinë me 41.3 përqind.

Trump publikon listën e asistencës sociale, gati gjysma e familjeve

Shifra 41.3% tregon se një pjesë e familjeve emigrante shqiptare në SHBA përfitojnë të paktën një formë ndihme sociale, si kupona ushqimi, Medicaid, ndihmë për strehim apo kredi tatimore për fëmijët.

Kjo nuk do të thotë se ata janë të papunë apo të varur plotësisht nga shteti, pasi në SHBA edhe familjet që punojnë mund të marrin asistencë nëse kanë paga të ulëta, shumë fëmijë, shpenzime të larta shëndetësore ose janë emigrantë të ardhur rishtazi.

trump asistencË sociale kosova shqipËria

Lini një Përgjigje