
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë Presidentit amerikan Donald Trump që të ndalë kërcënimet lidhur me marrjen nën kontroll të Groenlandës, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë të drejtë ta aneksojnë territorin.
“Nuk ka absolutisht asnjë kuptim të flitet për nevojën që SHBA të marrë nën kontroll Groenlandën,” deklaroi Frederiksen, duke shtuar se “SHBA nuk ka të drejtë të aneksojë asnjë nga tre kombet e Mbretërisë Daneze”.
Reagimi i kryeministres daneze vjen pas një postimi provokues në rrjetet sociale nga Katie Miller, bashkëshortja e Stephen Miller, një prej këshilltarëve të Trump, e cila publikoi një hartë të Groenlandës të ngjyrosur me ngjyrat e flamurit amerikan, shoqëruar me fjalën “së shpejti”.
Ajo theksoi se Danimarka, dhe rrjedhimisht edhe Groenlanda, janë pjesë e NATO-s dhe të mbuluara nga garancia e sigurisë së aleancës. Sipas saj, ekziston tashmë një marrëveshje mbrojtjeje mes Danimarkës dhe SHBA që i jep Uashingtonit akses në Groenlandë, ndërsa Kopenhaga ka rritur investimet në sigurinë e rajonit Arktik.
“U bëj thirrje fuqishëm Shteteve të Bashkuara të ndalojnë kërcënimet ndaj një aleati historikisht të afërt dhe ndaj një vendi dhe një populli që e kanë bërë shumë të qartë se nuk janë në shitje,” tha Frederiksen.
Edhe ambasadori danez në SHBA reagoi ndaj postimit të Miller, duke rikujtuar se dy vendet janë aleate dhe se Danimarka pret respekt për integritetin e saj territorial.
Një ditë Groelanda do bjer ose në dorë të SHBA ose po u vonua Tramp, do mbrrijë ose Kina ose Rusia ose të dy bashkë. Si krahinë autonome, autoritetet vendore mund ti drejtohen popullit groelandez me referundum. Psh. A jeni ju groelandezas të dashur gati që koperimin ushtarak me SHBA ta shtrijmë edhe në fusha të tjera? Apo para amerikanëve preferoni kinezët dhe rusët? Por para këtyre formaliteteve, meqë puna nuk pret, SHBA për shkak të sigurisë të krejt vëndeve perëndimore, ta bëjnë fakt të kryer, pushtimin miqësor të Groelandës.