TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Gusht 2023, 22:22

Moska konfirmon zyrtarisht, Prigozhin dhe krahu i tij i djathtë ishin brenda avionit të rrëzuar; publikohen emrat e 10 viktimave

Shkruar nga Pamfleti
Moska konfirmon zyrtarisht, Prigozhin dhe krahu i tij i djathtë ishin
Prigozhin, Utkin dhe Putin

Moska ka konfirmuar zyrtarisht se kreu i grupit Wagner Yevgeny Prigozhin ka qenë brenda avionit që u përplas sot.

Ai figuronte në listën e pasagjerëve, ndërsa tani ka ardhur konfirmimi zyrtar nga Autoriteti i Aviacionit Civil Rus. Sipas tij, Yevgeny Prigozhin dhe komandanti i Wagner Dmitry Utkin ishin të dy në bordin e fluturimit dhe trupat e tyre u gjetën të pajetë.

Ndërkohë Agjencia Federale e Transportit Ajror ka publikuar një listë të pasagjerëve në bordin e avionit të rrëzuar.

Në bord raportohet se ishin: Yevgeny Prigozhin, themeluesi i Grupit Wagner; Dmitry Utkin, krahu i djathtë i tij; Sergej Propustin; Yevgeny Makaryan; Alexander Totmin; Valeriy Chekalov dhe Nikolai Matuseev.

Ndërsa Anëtarët e ekuipazhit ishin: Aleksei Levshin, komandant; Rustam Karimov, bashkë-pilot; Kristina Raspopova, stjuardesë.

Po ashtu televizioni Shtetëror Rus, njoftoi drejtpërdrejt vdekjen e themeluesit dhe udhëheqësit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

"Lideri i grupit Wagner ishte në bordin e avionit nga Moska në Shën Petersburg që u rrëzua duke shkaktuar dhjetë viktima”, raportonte 'Rossija 24'.

Po ashtu edhe një faqe në Telegram e lidhur me Yevgeny Prigozhin shprehet se ai ishte në mesin e pasagjerëve të avionit.

Udhëheqësi dhe themeluesi i grupit Wagner Yevgeny Prigozhin ndërroi jetë. Kreu i Wagner, një hero i Rusisë, një patriot i vërtetë i Atdheut të tij, Yevgeny Prigozhin vdiq si rezultat i veprimeve të tradhtarëve ndaj Rusisë. Edhe në ferr ai do të jetë më i miri! Lavdi Rusisë”, përfundon mesazhi.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18.00 me orën lokale të Rusisë. Avioni u rrëzua në veri të Moskës, ndërsa nuk dihet se cilat janë arsyet që shkaktuan rrëzimin e tij. Dyshimet janë se ka qenë një eliminim nga ana e Putinit, si shenjë hakmarrje për rebelimin e qershorit. Por ka pasur dhe skeptikë se ndoshta ai ka nuk ka vdekur dhe ka qenë një plan për të nxjerrë nga qarkullimi.

 

Lini një Përgjigje