TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Gusht 2023, 22:04

Vetëm 12 minuta në fluturim, çfarë e rrëzoi avionin ku dyshohet se udhëtonte Prigozhin?!

Shkruar nga Pamfleti
Vetëm 12 minuta në fluturim, çfarë e rrëzoi avionin
Kreu i Wagner raportohet i vdekur

Në dymbëdhjetë minutat e udhëtimit, nuk kishte anomali në lartësi apo shpejtësi. Me pak fjalë, avioni ose u qëllua me raketë ose pati shpërthim në bord që e rrëzoi në tokë.

Avioni privat në pronësi të themeluesit të grupit mercenar Wagner u rrëzua pak minuta pasi u ngrit nga një prej aeroporteve të Moskës, duke ngritur mjaft dyshime.

Nuk është ende e qartë se çfarë ndodhi realisht që avioni, Embraer E35 Legacy 600 të binte në tokë. E vetmja siguri është se në bord kishte tre pilotë dhe shtatë pasagjerë, përfshirë Prigozhin, të paktën sipas listës zyrtare të pasagjerëve.

"Gjurmimi" i fluturimit - duke kryqëzuar të dhënat e ofruara nga faqet e specializuara si ‘FlightRadar24’ - mund të ofrojë tashmë një hipotezë të parë mbi shkaqet e aksidentit: Sinjali i avionit ndërpritet papritur në orën 18.11 me orën lokale, ndërsa avioni vazhdon të jetë në 28,000 këmbë lartësi (8,500 metra) dhe një shpejtësi prej 950 kilometra në orë.

Vetëm 12 minuta në fluturim, çfarë e rrëzoi avionin

Në dymbëdhjetë minutat e udhëtimit, nuk kishte anomali në lartësi apo shpejtësi. Me pak fjalë, avioni ose u qëllua me raketë ose pati shpërthim në bord që e rrëzoi në tokë.

Në pamjet që qarkullojnë në kanalet Telegram ruse dhe ukrainase, shihet një avion – i cili identifikohet si ai që ra në veri të Moskës – i cili bie pothuajse vertikalisht drejt tokës. Struktura duket kryesisht e paprekur, por sapo bie në tokë, mund të shihen vrima që ndoshta mund të jenë shkaktuar nga municionet kundërajrore ruse.

Në çdo rast do të ishte konfirmimi i një ngjarjeje fatale të ndodhur në fluturim . Autoriteti rus i aviacionit tha se kishte krijuar një komision të posaçëm për të "hetuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit" me ndihmën e të dhënave të ruajtura në kutitë e zeza. Por një nga pasojat e para të rrëzimit të avionit është se në mbrëmje disa avionë në zonën e Moskës çaktivizuan ADS -B , transponderin që lejon transmetimin dhe marrjen e të dhënave. Disa nga këta avionë e mbajnë atë të ndezur kur janë në tokë ose gjatë ngritjes dhe më pas e fikin, pothuajse sikur të donin të bënin veten "të padukshëm" për radarët (civilë) tokësorë.

Sipas kanalit Telegram Baza, që besohet se është pranë shërbimeve sekrete, pothuajse të gjitha viktimat janë djegur rëndë, pasi avioni mori flakë pas rrëzimit. “Me shumë gjasa do të nevojitet testimi i ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre”, shkruan Baza. /Corriere Della Sera

 

prigozhin rusi wagner

Lini një Përgjigje