TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Shkurt 2026, 15:30

Moska arrin objektivin, dezinformimi rus përçan Koalicionin e të Vullnetshmëve

Shkruar nga Pamfleti
Moska arrin objektivin, dezinformimi rus përçan Koalicionin e
Koalicioni i të vullnetshëmve takohet më 24 shkurt 2026, në përvjetorin e katërt të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Kremlini e ka përçarë me sukses Koalicionin e të Vullnetshmëve, sipas një raporti nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW).

ISW-ja tha se Moska ka penguar përpjekjen e Perëndimit për të arritur një qëndrim të përbashkët mbi garancitë e sigurisë pas luftës duke bërë kërcënime kundër çdo trupe të huaj të mundshme në Ukrainë.

Ajo shjtoi se dezinformimi rreth Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës që i furnizojnë Kievit me armë bërthamore gjithashtu prishi diskutimet perëndimore. Si rezultat, disa anëtarë të koalicionit kanë thënë privatisht se dërgimi i trupave në Ukrainë varej nga leja e Vladimir Putinit.

“Çdo lloj vetoje ruse do të minonte themelet mbi të cilat janë ndërtuar negociatat aktuale të udhëhequra nga SHBA-të për të siguruar një paqe të qëndrueshme. Rusia ka hedhur poshtë në mënyrë të qartë çdo garanci kuptimplote sigurie, pasi ato pengojnë aftësinë e Kremlinit për të arritur qëllimin e tij strategjik afatgjatë për të fituar kontroll mbi të gjithë Ukrainën”, tha ISW.

 

moska përçan koalicionin

Lini një Përgjigje