TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Janar 2025, 21:07

Momenti i frikshëm kur një person i maskuar hap zjarr ndaj rivalit në parkingun e makinave në Angli (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Momenti i frikshëm kur një person i maskuar hap zjarr ndaj rivalit

Ky është momenti dramatik kur një person i armatosur dhe i maskyar qëllon me armë zjarri ndaj një prej kundërshtarëve të tij.

Pamjet tregojnë momentin kur Mohammed Islami nis sulmin me armë sapo mbërriti në një parking makinash në Birmingham, West Midlands .

Kalimtarët e tmerruar u shpërndanë ndërsa banditi ndoqi viktimën nëpër zonë me një pistoletë.

Islami më pas mund të shihet duke qëlluar dy herë ndaj objektivit të tij.

Islami dhe dy burra të tjerë me të cilët kishte mbërritur më pas u larguan nga skena e tmerrit.

Pamjet tregojnë gjithashtu momentin kur policët e armatosur ndalin një taksi ku më parë kishte hipur atentatori.

Policia theu dritaren e taksisë përpara se ta nxirrte Islamin jashtë dhe ta hidhte në tokë.

Momenti i frikshëm kur një person i maskuar hap zjarr ndaj rivalit

Personi i armatosur mohoi se ishte i përfshirë në të shtënat. Por oficerët ishin në gjendje të identifikonin Islamin pasi analizuan kamerat CCTV.

Ata zbuluan gjithashtu se objektivi e kishte kërcënuar Islamin me thikë në të njëjtën rrugë më herët gjatë ditës.

Megjithëse motivi ishte i paqartë, policia konstatoi se të shtënat ishin një sulm hakmarrës.

Islami u dënua me 12 vjet burg për plagosje.

Momenti i frikshëm kur një person i maskuar hap zjarr ndaj rivalit

Momenti i frikshëm kur një person i maskuar hap zjarr ndaj rivalit

 

Momenti i frikshëm kur një person i maskuar hap zjarr ndaj rivalit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje