
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pas goditjes së madhe që erdhi nga drejtësia italiane, e cila e vendosi në hetim. Qeveria e saj liroi një libian të shpallur në kërkim nga Gjykata e Hagës, por që sipas drejtësisë janë shkelur procedurat.
Meloni tha në një mesazh të postuar në rrjetet sociale se dyshohej nga prokurorët për përvetësim dhe ndihmë në një krim në lidhje me këtë çështje. Por ajo e cilësoi hapjen e hetimit si shantazh.
“Nuk do të shantazhohem, nuk do ta lejoj veten të trembem, për këtë arsye nuk jam, le të themi, e papëlqyeshme nga ata që nuk duan që Italia të ndryshojë dhe të bëhet më e mirë”, tha Meloni në reagimin e saj.
Meloni tha se ministri i Drejtësisë Carlo Nordio, Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi dhe nënsekretari i kabinetit për çështjet e inteligjencës, Alfredo Mantovano janë vënë gjithashtu nën hetim.
Lini një Përgjigje