
Një grup prej 49 migrantësh, mbërritën sot në mëngjes në Portin e Shëngjinit në Shqipëri në bordin e anijes patrulluese të marinës ushtarake italiane Cassiopea, në zbatim të marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane në nëntor të vitit 2023.
Giorgia Meloni po bën një përpjekje për të ringjallur planin e saj të ngecur për të dërguar emigrantët e parregullt në Shqipëri, pasi qeveria italiane siguroi një fitore të pjesshme ligjore pas disa pengesave nga gjykata në vend.
Por rifillimi i planit dhe nisja e 49 emigrantëve, nuk është pritur mirë nga italianët të cilët kanë reaguar të revoltuar në rrjetet sociale.
Shumë prej tyre deklarojnë nëpër komente se ardhja në krye të SHBA-së e presidenti Dolad Trump solli zhbllokimin e marrëveshjes, duke shtuar se Meloni u shpëtua prej tij.
“Fitorja e Trump ishte e nevojshme për të zhbllokuar këtu në Itali transportimi i emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri”, komenton një qytetarë italian.

Një tjetër komenton duke i quajtur qeverinë Italian fashiste që mendon se e ka Shqipërinë koloni të saj.
“Fashistët në Itali e mendojnë Shqipërinë ende si një nga kolonitë e tyre”, shkruan një tjetër.

Një tjetër ironizon numrin e paktë të emigrantëve që janë nisur drejt Shqipërisë, duke theksuar se po bëhen shumë shpenzime për pak njerëz.
“Vetëm 49? Ngjan pak si zbrazja e detit me një lugë çaji”, komenton një tjetër.
Pakënaqësia për këtë marrëveshja ka pasur si nga qytetarët ashtu edhe nga opozita italiane e cila e ka kundërshtuar si një aferë korruptive.
Kujtojmë se anija me 49 emigrantë vjen pasi gjykata e lartë e Italisë muajin e kaluar vendosi se qeveria e Melonit kishte autoritetin për të vendosur nëse vendet janë mjaftueshëm të sigurta për kthime, përcaktime që një gjykatë imigracioni kishte vënë në dyshim më parë.
Nisma e Melonit ka marrë gjithashtu mbështetje nga Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe një nga këshilltarët më të afërt të presidentit amerikan Donald Trump, me të cilin kryeministri italian ka krijuar një marrëdhënie miqësore.
Pas një vendimi të dytë nga gjykata e imigracionit kundër planit për Shqipërinë, Musk shkroi në platformën e tij të mediave sociale X se "këta gjyqtarë duhet të largohen" dhe vuri në dyshim nëse zyrtarë të pazgjedhur po përmbysnin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Italisë.
Lini një Përgjigje