TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Janar 2025, 14:37

Rusia plan për të eliminuar prodhuesit e armëve në Evropë? Zyrtari i NATO-s habit me deklaratën 

Shkruar nga Pamfleti

Rusia plan për të eliminuar prodhuesit e armëve në

Një zyrtar i NATO-s, ka zbuluar se të gjithë aktet e sabotazhit të kryera nga aleanca ushtarake gjatë viteve të fundit, përfshinin kërcënime për të organizuar vrasjen e liderëve të industrisë, siç është kreu i prodhuesit gjerman të armëve, Rheinmetall.

Duke folur në Parlamentin Evropian, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s për Inovacionin, Sektorin Hibrid dhe Hapësirën Kibernetike, James Appathurai, konfirmoi planin kundër CEO të Rheinmetall, Armin Papperger, i cili deri më tani ishte raportuar vetëm nga media.

Zyrtari i NATO-s tha se incidentet e sabotimit përfshinin “dalje treni nga shinat, akte zjarrvënieje, sulme në pronat e politikanëve, kërcënime për komplot për të vrarë drejtues të industrisë, si kërcënimi i bërë publik kundër kreut të Rheinmetall, por kishte edhe komplote të tjera”.

Komploti u prish nga shërbimet e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë dhe kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë i NATO-s, gjerman apo amerikan konfirmon zyrtarisht se kishte një komplot për të vrarë Papperger.

Në korrik, CNN raportoi për një komplot për të vrarë Papperger dhe se ishte një nga planet e qeverisë ruse për të vrarë drejtuesit e industrisë së mbrojtjes në të gjithë Evropën, të cilët po mbështesnin përpjekjet e Ukrainës për luftë. Por, Kremlini e hodhi poshtë akuzën.

Lini një Përgjigje