TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Janar 2025, 16:33

I mbijetoi disa atentateve dhe sulmeve me zjarr, vritet në pritë ‘Ndëshkuesi’; historia e kikboksierit të kthyer në gangster

Shkruar nga Pamfleti

I mbijetoi disa atentateve dhe sulmeve me zjarr, vritet në pritë

Motra e një kikboksieri famëkeq me nofkën ‘Ndëshkuesi” është zotuar se do të hakmerret pasi ai u qëllua për vdekje në një parking nëntokësor.

Sam Abdulrahim po kthehej me të dashurën e tij në Preston Quest Hotel, Melburn, kur u qëllua për vdekje.

Dyshohet se viktima kishte bërë shumë armiq gjatë viteve dhe jetonte i fshehur pasi ishte objektiv i disa atentateve me armë zjarri apo sulmeve që synonin eliminimin e tij.

Ai i tha Daily Mail Australia pak kohë më parë se “nuk ishte i frikësuar, nuk kishte frikë nga asgjë. Ai gjithmonë thoshte “kur të vijë koha ime, të vijë koha ime”.

Motra e tij, Ektimal, tani është zotuar se do të hakmerret për vdekjen e tij duke thënë: "kushdo që vrau vëllanë tim, do më ketë nga pas”.

Abdulrahim ishte në një lidhje me yllin e Married at First Sight, Jessika Poëer, e cila shpërtheu në lot pas lajmit.

Dyshja u takuan në vitin 2019, menjëherë pas lirimit nga burgu, ku ai po vuante dënimin për një aksident vdekjeprurës.

I mbijetoi disa atentateve dhe sulmeve me zjarr, vritet në pritë

Menjëherë pas vdekjes së Abdulrahimit, njerëzit e dashur u mblodhën për ta nderuar. Policia gjithashtu beson se djegia e një makine afër zonës në Reservoir ka lidhje me krimin.

Fuoristrada e bardhë Porsche që u gjet e djegur besohet të jetë makina e përdorur nga autorët. Abdulrahim ka qenë në shënjestër disa herë në të kaluarën dhe ka mbijetuar mrekullisht në çdo rast.

Një nga të afërmit e tij u mbajt nën kërcënimin e armëve në fund të vitit të kaluar dhe u lirua në këmbim të 150,000 dollarëve në atë kohë.

Abdulrahimi u sulmua edhe në ditën e parë që ishte në burg, 3 korrik 2019. Ai u qëllua gjithashtu 8 herë pasi u largua nga një varrezë pas funeralit të kushëririt të tij në qershor 2022.

Në shkurt të vitit të kaluar, një vend ku ishte caktuar të zhvillohej një ndeshje boksi ku Abdulrahim duhej të merrte pjesë, u përfshi nga flakët.

I mbijetoi disa atentateve dhe sulmeve me zjarr, vritet në pritë

Gjithashtu banesa dhe makinat e prindërve të tij u përfshinë nga flakët pak kohë më vonë.

Më pas, në një tjetër atentat, ndaj tij u qëllua plot 17 herë.

Personat e armatosur u kthyen disa javë më vonë dhe qëlluan përsëri ndaj shtëpisë së tij, por këtë herë Abdulrahim nuk ishte brenda.

Gjatë një konference për shtyp, inspektori Dean Thomas, tha se ishin bërë kërcënime ndaj Abdulrahim që nga viti 2016 dhe me të ishte folur për sigurinë e tij në të kaluarën.

I mbijetoi disa atentateve dhe sulmeve me zjarr, vritet në pritë

Policia e Viktorias tha në një deklaratë se "shërbimet e urgjencës u thirrën për të raportuar se një burrë ishte qëlluar në një park makinash në High Street në Preston pak pas orës 10:30 të së martës, 28 janar.

Burri, i cili ende nuk është identifikuar zyrtarisht, ka vdekur në vendngjarje. Policia ka rrethuar zonën dhe është në vendngjarje.

"Në këtë fazë të hershme, policia beson se viktima ishte në shënjestër."

I mbijetoi disa atentateve dhe sulmeve me zjarr, vritet në pritë

 

 

Lini një Përgjigje