
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zakharova, deklaroi se vendimi i SHBA-së për të miratuar ndihmën e re për Ukrainën në vlerë prej 60 miliardë dollarësh, tregoi se Uashingtoni po hyn shumë më thellë në një luftë hibride kundër Moskës, e cila do të përfundojë në poshtërimin e tyre, siç ishte në Vietnam dhe Afganistan.
Ajo vuri në dukje se tani është e qartë se Shtetet e Bashkuara duan që Ukraina të “luftojë deri në Ukrainën e fundit” dhe të vazhdojë sulmet ndaj territorit sovran rus dhe civilëve, raporton Reuters.
“Rusia, do t’i përgjigjet pa kushte dhe vendosmërisht vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’u përfshirë edhe më shumë në luftën në Ukrainë”, tha ajo.
Zëvendës Përfaqësuesi i Parë i Përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara Dmitry Polyansky tha se paketa e ndihmës së SHBA do të nënkuptojë se Kievi do të funksionojë pak më gjatë, më shumë para do të futen në xhepat e dikujt, do të vidhen më shumë armë dhe dhjetëra mijëra ukrainas do të shkojë si mish për top.
Lini një Përgjigje