Gjatë një takimi dypalësh me presidenten moldave Maia Sandu, ministri i Jashtëm i Lituanisë Kestutis Budrys vlerësoi se Rusia po vepron për të penguar orientimin evropian të Moldavisë dhe për të ulur mbështetjen publike për integrimin në Bashkimin Evropian.
Sipas Budrys, veprimet e Kremlinit synojnë të ndikojnë opinionin publik dhe të dobësojnë procesin e afrimit të vendit me BE-në. Ai theksoi se këto narrativa nuk duhet të fitojnë terren.
‘’Nuk mund të lejojmë që narrativat e Kremlinit të mbizotërojnë”, tha ai.
Ministri lituanez nënvizoi se Bashkimi Evropian duhet të veprojë në mënyrë të koordinuar për të mbështetur Moldavinë në zbatimin e reformave strukturore të nevojshme. Ai vlerësoi se ky angazhim është thelbësor për të kufizuar ndikimin rus dhe për të rritur qëndrueshmërinë e vendit ndaj kërcënimeve hibride që vijnë nga Moska.
Budrys e konsideroi forcimin e rolit të BE-së si faktor kyç për mbrojtjen e stabilitetit politik dhe institucional të Moldavisë.
“BE duhet të bashkojë forcat dhe të ndihmojë Moldavinë të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme strukturore dhe të parandalojë ndikimin rus”, tha Budrys.
Lini një Përgjigje