Meloni kritikoi ashpërsoi gjuhën ndaj Bashkimit Europian, duke e cilësuar një “gjigant burokratik” që ka shtuar rregullat dhe ka dëmtuar konkurrueshmërinë e Europës.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kritikuar mënyrën se si funksionon aktualisht Bashkimi Europian, duke e cilësuar atë një “gjigant burokratik” që, sipas saj, ka penguar konkurrueshmërinë dhe zhvillimin strategjik të kontinentit.
Gjatë fjalës së mbajtur në asamblenë e përgjithshme të Confindustria-s, organizata kryesore e biznesit në Itali, Meloni deklaroi se institucionet europiane kanë shtuar vazhdimisht rregulla dhe procedura burokratike në çdo sektor.
“Europa ka shumëfishuar pa ndalur rregullat në çdo fushë të jetës sonë. Ka treguar një qasje dritëshkurtër në momentet kur duhej të kishte një zë më të fortë në arenën ndërkombëtare”, u shpreh ajo.
Sipas kryeministres italiane, një nga problemet kryesore të BE-së është se qasjet ideologjike dhe teknokratike janë vendosur shpesh mbi nevojat reale të ekonomisë dhe zhvillimit.
Meloni kërkoi gjithashtu që politika të rikthehet në qendër të vendimmarrjes europiane, duke theksuar se roli i burokracisë duhet të jetë zbatimi i vendimeve politike dhe jo zëvendësimi i tyre.
“Burokracia duhet të zbatojë drejtimet e politikës dhe jo ta zëvendësojë atë”, deklaroi ajo në përfundim të fjalimit.
Komentet e saj vijnë në një moment kur në disa vende të BE-së po shtohen debatet mbi reformimin e institucioneve europiane, reduktimin e burokracisë dhe rritjen e fleksibilitetit ekonomik për shtetet anëtare.
Lini një Përgjigje