TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Maj 2026, 13:13

Sulmi nga SHBA, Irani kërkon lirimin e 24 miliardë dollarëve nga Trump

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi nga SHBA, Irani kërkon lirimin e 24 miliardë dollarëve nga
Ngushtica e Hormuzit

Teherani ka kërkaur sërish lirimin e 24 miliardë dollarëve në fondet e ngrira iraniane si pjesë e çdo marrëveshjeje të mundshme me Shtetet e Bashkuara, sipas një burimi pranë ekipit negociator të Iranit, i cituar nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim.

Burimi tha se qëndrimi i Teheranit është që gjysma e shumës, 12 miliardë dollarë, duhet të lirohet me njoftimin e një Memorandumi Mirëkuptimi, ndërsa pjesa tjetër duhet të lirohet brenda 60 ditëve. Ndërkohë, Katari thuhet se po i ofron Teheranit një kredi prej rreth 12 miliardë dollarësh “për nevoja humanitare”, por në praktikë është e vështirë të shihet se si do të aktivizohej një mekanizëm për të detyruar Iranin të kthejë paratë  dhe për këtë arsye oferta shihet më shumë si një grant indirekt.

Presidenti iranian Masoud Pezheskian informoi komandantët ushtarakë se shtetet rajonale besojnë se prania ushtarake amerikane në Gjirin Persik ka “dështuar të sigurojë sigurinë e tyre afatgjatë” dhe se “varësia nga SHBA-ja për sigurinë ishte një koncept jorealist dhe joefektiv”.

Sipas një deklarate nga zyra presidenciale, Pezheskian bëri thirrje gjithashtu për modernizimin e strukturës mbrojtëse të Iranit, duke paralajmëruar se “armiku ka fituar teknologji dhe mjete të reja”. Forcat e armatosura duhet të kërkojnë “përparim në teknologji dhe forcimin e aftësive mbrojtëse” përmes përdorimit më të gjerë të universiteteve, qendrave shkencore dhe kompanive të dijes.

Pezheskian gjithashtu falënderoi ushtrinë për “përkushtimin e saj ndaj detyrave profesionale dhe shmangien e çështjeve politike dhe partiake “, duke theksuar se “kjo qasje profesionale dhe e përgjegjshme, e bazuar në interesat kombëtare, konsiderohet një aset i vlefshëm për vendin dhe sistemin”.

Ndërkohë SHBA-të thanë se ka ndërmarrë sulme të reja në jug të Iranit, duke goditur pozicionet raketore iraniane dhe mjete lundruese që po përpiqeshin të vendosnin mina detare në Hormuz.

Sulmet u kryen “në vetëmbrojtje” dhe kishin si qëllim “mbrojtjen e trupave tona nga kërcënimet e paraqitura nga forcat iraniane”, thuhet në një deklaratë të Komandës Qendrore të SHBA-së.

Zëdhënësi i Komandës Qendrore, kapiteni Tim Hawkins, tha se ushtria amerikane “vazhdon të mbrojë forcat tona duke treguar përmbajtje gjatë armëpushimit në vazhdim” mes dy vendeve.

Irani ende nuk i është përgjigjur sulmit amerikan. Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqai, tha më herët se megjithëse ishte bërë njëfarë përparimi në bisedimet për t’i dhënë fund luftës, një marrëveshje “nuk është e afërt”.

Nuk është e qartë se çfarë ndikimi do të kenë sulmet në ndonjë marrëveshje të mundshme paqeje mes SHBA-së dhe Iranit.

Pas sulmeve, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se një marrëveshje mbetet ende e mundur dhe përmendi bisedimet e së martës mes negociatorit kryesor dhe ministrit të Jashtëm të Iranit me kryeministrin e Katarit.

“Do të shohim nëse mund të bëjmë përparim. Mendoj se po zhvillohen shumë diskutime vajtje-ardhje për formulimet specifike në dokumentin fillestar, ndaj do të duhen disa ditë”, u tha Rubio gazetarëve gjatë një vizite zyrtare në Indi.

Ai tha se Presidenti Donald Trump “ka shprehur dëshirën e tij për ta arritur këtë”.

sulmi nga shb

Lini një Përgjigje