
Një 16-vjeçar është arrestuar në Francë nën dyshimin për vrasjen e vëllait të tij 13-vjeçar dhe plagosjen e rëndë të nënës së tyre brenda banesës ku jetonin.
Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes 25 dhe 26 majit. Sipas autoriteteve franceze, adoleshenti dyshohet se ka sulmuar fillimisht të vëllanë, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra, dhe më pas ka goditur edhe nënën.
Pas incidentit, i dyshuari është paraqitur vetë në polici. Mediat franceze raportojnë se ai kishte pasur më parë probleme të lidhura me shëndetin mendor.
Policia gjeti nënën dhe 13-vjeçarin në dhomat e gjumit të banesës. I mituri u shpall i vdekur, ndërsa gruaja u transportua në spital në gjendje të rëndë, me dëmtime serioze në kokë.
Në vendngjarje janë sekuestruar një thikë dhe një çekiç, të cilat po verifikohen nga hetuesit si mjete të përdorura gjatë sulmit.
Lini një Përgjigje