TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Maj 2026, 15:14

Aksident tragjik në Belgjikë, treni përplaset me autobusin shkollor; 4 viktima

Shkruar nga Pamfleti
Aksident tragjik në Belgjikë, treni përplaset me autobusin
Foto nga aksidenti

Një tren u përplas mëngjesin e së martës, më 26 maj, me një minibus shkollor në Buggenhout të Belgjikës, duke shkaktuar katër viktima dhe disa të plagosur rëndë.

Sipas mediave belge dhe agjencisë AP, mes viktimave janë dy nxënës, drejtuesi i minibusit dhe një i rritur që shoqëronte fëmijët. Në automjet ndodheshin nëntë persona, përfshirë shtatë fëmijë, ndërsa në tren udhëtonin rreth 100 deri në 150 pasagjerë. Nuk raportohet për të plagosur në tren.

Ministri belg i Brendshëm, Bernard Quintin, shprehu ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre, duke e cilësuar ngjarjen një aksident tragjik.

Sipas Infrabel, kompania belge e infrastrukturës hekurudhore, përplasja ndodhi rreth orës 08:08. Pamjet e kamerave tregojnë se barrierat e kalimit hekurudhor ishin të ulura dhe sinjalet ishin të kuqe në momentin e aksidentit. Shkaqet mbeten nën hetim nga policia dhe prokuroria.

Treni udhëtonte nga Bryzhi drejt Mechelenit. Autoritetet belge kanë pezulluar përkohësisht qarkullimin hekurudhor në zonë, ndërsa ekipet hetimore po verifikojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

aksident belgjike tren

Lini një Përgjigje