Presidenti amerikan, Donald Trump duket se ka ndryshuar mendim për udhëheqësen e opozitës venezueliane, María Corina Machado, pas takimit ditën e djeshme.
Trump foli pozitivisht për takimin e tij me Machadon të enjten, ku ajo i dorëzoi atij medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqen, gjest i cili duket se i ka lënë mbresa.
"Dje pata një takim të shkëlqyer me një person për të cilin kam shumë respekt, dhe ajo ka respekt, padyshim, për mua dhe vendin tonë, dhe më dha çmimin e saj Nobel", tha Trump.
I pyetur nga gezatarët se për çfarë do ta donte çmimin e dikujt tjetër, Trump tha se ajo ja ofroi vetë dhe se çmimi dukej shumë i bukur. Ai shtoi se Machado ishte një grua shumë e mirë me të cilën do të flasë sërish.
“Epo, ajo ma ofroi. Mendova se ishte shumë bukur. Ajo tha, e dini, ‘Ju keni përfunduar tetë luftëra dhe askush nuk e meriton këtë çmim më shumë se ju në histori’. Dhe mendova se ishte një gjest shumë i mirë dhe, meqë ra fjala, mendoj se ajo është një grua shumë e mirë dhe do të flasim përsëri”, përfundoi Trump.
Lini një Përgjigje