Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi para gazetarëve se ishte vetë ai, që e bindi veten të pezullonte veprimet ushtarake kundër Iranit. Ai tha se një nga arsyet pse anuloi sulmet, ishte edhe fakti se Teherani deklaroi se po anulonte ekzekutimet e planifikuara të protestuesve të ndaluar.
"Askush nuk më bindi. Unë e binda veten", u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë ndërsa po nisej për në Florida, teksa u pyet nëse aleatët e SHBA-së në Lindjen e Mesme e kishin ndihmuar ta pengonin të urdhëronte sulme.
CNN raportoi të enjten se një fushatë intensive lobimi nga Arabia Saudite dhe Katari, së bashku me një telefonatë drejtuar Trump nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i parapriu vendimit të tij për të frenuar ndërmarrjen e veprimeve.
Trump ishte gjithashtu i përqendruar në ekzekutimet e planifikuara dhe tha se vendimi për t'i ndaluar ato ndikoi në mënyrën e tij të të menduarit.
“Ata do të varnin mbi 800 njerëz dje dhe e respektoj shumë faktin që e anuluan këtë”, tha Trump për CNN.
Lini një Përgjigje