TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Janar 2025, 22:22

Me mbi 13 kg kokainë në bagazhin e makinës, kapet 31-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Me mbi 13 kg kokainë në bagazhin e makinës, kapet

Një 31-vjeçar u arrestua në një operacion policor ndërsa iu kap në bagazhin e makinës mbi 13 kg kokainë.

Ai u ndalua nga policia e Leçes, e cila për disa orë iu vu nga pas të riut në çdo lëvizje që bënte derisa e ndaluan teksa i drejtohej qytetit të Leçe.

Ai u përball me kërkesën e kontrollit të dokumenteve, ndërsa ka shfaqur shenja nervozizmi edhe pse nga kontrolli fillestar i kryer në vendngjarje, nuk ka dalë asgjë.

Me mbi 13 kg kokainë në bagazhin e makinës, kapet

Automjeti iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm në komisariat dhe me ndihmën e njësisë së qenve të Policisë Kufitare të Brindisit u identifikua vendi i fshehtë në bagazh.

Agjentët, pasi hoqën një panel, gjetën 11 'pako', të mbështjella me shirit paketimi ngjitës, 2 gjysmë 'pako' të mbështjella me celofan transparent, me një peshë të përgjithshme prej 13,659 kilogramë kokainë. Tani 31-vjeçari ndodhet në burgun Borgo San Nicola në Leçe.

Me mbi 13 kg kokainë në bagazhin e makinës, kapet

Lini një Përgjigje