
Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të sanksionuar Antal Rogan, shefin e kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orban, "është një akt hakmarrjeje personale nga ana e ambasadorit (David Pressman) dërguar në Hungari nga administrata e dështuar amerikane, e cila tani largohet pa sukses dhe pa lavdi”.
Kështu u shpreh ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó.
“Sa fat që në pak ditë Shtetet e Bashkuara do të udhëhiqen nga njerëz që e konsiderojnë vendin tonë mik dhe jo armik”, tha Szijjártó.
Zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovacs njoftoi në një postim në Tëitter "veprim ligjor" kundër masave të shpallura.
Lini një Përgjigje