TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Maj 2025, 20:45

Mbyllet votimi në Rumani, “exit-pollet” nxjerrin fitues liberalin Nicusor Dan; kandidati i ekstremit të djathtë në opozitë!

Shkruar nga Pamfleti
Mbyllet votimi në Rumani, “exit-pollet” nxjerrin fitues
Nicusor Dan

Votimi në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë përfundoi në orën 21:00, sipas orës lokale. Këto zgjedhje shënuan një rritje me 10 për qind të pjesëmarrjes krahasuar me raundin e parë të mbajtur dy javë më parë.

Pjesëmarrja është rreth 63.5% si në Rumani, ku kanë votuar 9.8 milionë njerëz brenda vendit dhe 1.6 milionë jashtë vendit.

Ka shumë gjëra në lojë, ndërsa rumunët duhet të zgjedhin midis kryetarit liberal të bashkisë së Bukureshtit, Nicusor Dan, dhe udhëheqësit nacionalist të partisë së ekstremit të djathtë AUR, George Simion.

Nga “Exit-pollet” e publikuara, tregohet një epërsi për kryetarin liberal të Bukureshtit, Nicusor Dan, me 54.9%, përballë liderit nacionalist të partisë së ekstremit të djathtë AUR, George Simion, me 45.10%.

Rumania është një anëtare kyçe e NATO-s në krahun lindor të aleancës mbrojtëse perëndimore dhe është anëtare e BE-së, kështu që orientimi i Rumanisë është i rëndësishëm edhe për Europën.

Mbyllet votimi në Rumani, “exit-pollet” nxjerrin fitues

Lini një Përgjigje