
Mbreti Charles i Mbretërisë së Bashkuar mbajti një fjalim para deputetëve të parlamentit italian sot në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Itali.
"Fatkeqësisht, jehona e atyre kohërave që ne konsideronim se i përkisnin përfundimisht Historisë, sot ka filluar të dëgjohet sërish në kontinentet tona. Paqja nuk mund të merret kurrë si e mirëqenë. Italia dhe Britania e Madhe janë të bashkuara në mbrojtjen e vlerave demokratike, të cilat ne i ndajmë", theksoi monarku britanik.
Charles donte të fliste në italisht dhe, duke iu drejtuar deputetëve dhe senatorëve, theksoi se "shpreson të mos shkatërrojë gjuhën e Dantes".
Në të njëjtën kohë, ai shtoi se Italia ishte dhe do të jetë gjithmonë në zemrën e tij, gjë që ishte e vërtetë edhe për nënën e tij “Elisabeth”, e cila, siç kujton ai, kishte vizituar Sicilinë menjëherë pas vrasjes së gjyqtarit Giovanni Falcone.

Charles falënderoi presidentin italian Sergio Mattarella për ftesën për të vizituar vendin dhe nuk mungoi të përmend se ky udhëtim përkon me njëzet vjetorin e martesës së tij me mbretëreshën Camilla.
Në mëngjes, monarku britanik u prit nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni në rezidencën Doria Pamphilj në Romë, ndërsa në mbrëmje është planifikuar të marrë pjesë në një drekë të shtruar për nder të tij dhe të bashkëshortes nga Presidenti Mattarella në Pallatin Quirinale.
Minister @Antonio_Tajani at the ???????? Chamber of Deputies @Montecitorio for the address of His Majesty King Charles III ???????? @RoyalFamily to the joint session of the Italian Parliament, on the occasion of the #RoyalVisitItaly. https://t.co/lYNHdGaH59
— Italy MFA (@ItalyMFA_int) April 9, 2025
Lini një Përgjigje