
Mbretëria e Bashkuar ka nisur testimin e vaksinës së parë kundër kancerit të lëkurës.
Bëhet fjalë për vaksinën të quajtur ‘mRNA’, kundër formës më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës, që cilësohet si melanoma.
Steve Young, 52 vjeç, nga Stevenage, Herts është një nga pacientët e parë që u vaksinua.
Vaksina është krijuar për të ndihmuar sistemin imunitar të njohë dhe të vrasë çdo qelizë kanceroze të mbetur.
Pas testimit të vaksinës, pritet që ky kancer i lëkurës të mos kthehet më.
Ilaçi, mRNA-4157 (V940), përdor të njëjtën teknologji si vaksinat aktuale të Covid-19 dhe po testohet në provat e fazës së tretë që janë në fazën e fundit.
Mjekët e Kolegjit Universitar të Londrës (UCLH) po e japin atë së bashku me një ilaç tjetër që quhet pembrolizumab ose Keytruda, i cili gjithashtu ndihmon sistemin imunitar të vrasë qelizat e kancerit.
Lini një Përgjigje